Shembull suksesi, kompania e një shqiptari mes 12 më të mirave në Britani

0
2558

Shyqyri Bajrakurtaj mund të konsiderohet pa frikë si një tjetër shembull suksesi mes shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë. Ai u zhvendos drejt Mbretërisë së Madhe që në vitin 1998 dhe falë punës e mundit arriti të krijojë kompaninë “Major’s Accounts & Co”, e cila është përzgjedhur së fundmi mes 12 kompanive shembull për shërbimet financiare nga kryeministrja britanike Thesara May.

Duke balancuar punën në departamentin financiar të Këshillit në Barking me kurset e kualifikimit dhe jetën familjare, ai ngriti praktikën e tij gjatë fundjavave, të cilën e quajti ‘Major’s Accounts & Co’, në kujtim të gradës së tij në ushtrinë shqiptare. Vajza e tij Eriona ju bashkua studios në vitin 2012, por ka qenë e përfshirë që në moshën 13 vjeçare.
shyqyriu
I vendosur në Sydenham, në jug-lindje të Londërs, ‘Majors Accounts & Co sh.p.k’ është një studio kontabiliteti e drejtuar nga familja Bajrakurtaj e cila u themelua në vitin 2006. Biznesi është rritur në bazë të rekomandimeve të klientëve dhe aktualisht janë 20 persona të punësuar, me rreth 3000 klientë deri tani.

“Duke punuar me kohë të plotë në sektorin financiar, fillova të krijoj studion ‘Major’s Accounts’ pas pune dhe gjatë fundjavës. Parashikova një organizatë të ndërtuar mbi vlerat familjare dhe ndershmërinë dhe kjo është motoja e studios ‘Major’s Accounts’, shprehet Shyqyri Bajrakurtaj. Vajza ime tani menaxhon firmën ndërsa stafi dhe klientët e trajtojnë njëri tjetrin si familje”,- thotë Shyqyri Bajrakurtaj.

KAPËRCIMI I BARRIERËS KONTABILIST/KLIENT
Ajo çfarë kemi identifikuar në treg është shqetësimi që shumë individë dhe biznese të vogla shprehin, por që vetëm disa kontabilistë duket se janë në gjendje të gjejnë një zgjidhje. Shqetësim është distanca që ekziston brenda komunikimit dhe mungesa e kuptimit mes një klienti dhe kontabilistit të tij- në nivel personal dhe profesional.

Ne parashikuam zhvillimin dhe inkurajimin e një kanali komunikimi mes stafit dhe klientëve, që do të thotë se ishim në të njëjtin nivel, duke siguruar një marrëdhënie më personale dhe shërbim të shpejtë. Në këtë mënyrë, arritëm të ndërtonim një urë në marrëdhënien klient-kontabilist duke njohur bizneset e tyre, mënyrën si pronarët i menaxhojnë ato dhe ku e shohin veten në të ardhmen. Të pajisur me këto njohuri dhe me vitet e eksperiencës, ne zhvilluam aftësitë për të qenë në gjendje të jepnim këshillat e duhura në nivel ekspertësh për bizneset dhe rrugën më të mirë që duhet të ndiqnin.

Njohuritë dhe ekspertiza që kemi i kalohet stafit tonë në mënyrë që ata të këshillojnë sa më mirë klientët dhe të krijojnë njohuritë e tyre profesionale.
TË PUNOJMË SË BASHKU 
Shumë biznese nuk kanë njohuritë e kërkuara nga zyra e të ardhurave dhe doganave të qeverisë për t’u siguruar që të gjitha informacionet të regjistrohen në mënyrë të saktë dhe brenda një afati kohor, pasi informacioni nga të dhënat prezanton një pikëpamje të drejtë të statusit financiar të tyre.
Fokusi ynë kryesor me klientët është të punojmë së bashku për t’i ndihmuar ata se si të mbajnë të dhënat në zbatim të rregullores së qeverisë – asistencë që shumë biznese kanë komentuar se nuk kanë qenë në gjendje ta gjejnë në vende të tjera. Një prioritet kryesor për bizneset e vogla është të sigurohemi që ata të zbatojnë rregullat në mënyrën e duhur. Qëllimi ynë është të jemi të disponueshëm për klientët për çdo pyetje që ata mund të kenë nga fillimi në fund.

Studio ‘Major’s Accounts’ është një ndalesë për të gjitha nevojat. Ne nuk besojmë që ka ndonjë çështje ose fushë të biznesit financiar që ne nuk mund të ndihmojmë klientët tanë. Zakonisht klientët vijnë në firmën tonë duke pyetur për kreditë bankare, çështje ligjore, aplikime për viza dhe sigurimet.

Megjithëse ‘Major’s Accounts’ nuk merret me çështje të tilla, ne kemi krijuar marrëdhënie shumë të mira me bizneset dhe individët që mund të ndihmojnë njëri tjetrin në secilën prej këtyre fushave. Prandaj jemi në një pozicion t’i drejtojmë klientët tanë në drejtimin e duhur. Ne duam të sigurohemi që klientët tanë të jenë në gjendje të zgjidhin çdo problem që mund të kenë.

NJË EPOKË PËR NDRYSHIM
Ka patur një numër të madh ndryshimesh në vitet e fundit në industrinë e financës dhe kontabilitetit. Gjatë viteve të fundit, ka patur shumë skema pilot të prezantuara nga zyra e të ardhurave dhe doganave të përkushtuara ndaj hetimeve të shumta dhe pyetjeve të ndryshme në çështjet e taksave për bizneset. Këto ndryshime kanë sjellë vështirësi për bizneset si dhe barrën administrative për firmat e kontabilitetit. Pas këtyre ndryshimeve, shumë bizneseve iu desh të përshtateshin me mënyrat e reja të raportimit, përfshirë një nivel më të lartë shqyrtimi të statusit financiar.

KAPËRCIMI I NDRYSHIMEVE 
Në implementojmë rregullat e reja të paktën një vit përpara. Kjo ka avantazhe për një numër arsyesh:
Si studio, ne sigurohemi që gjithë stafi të trajnohet mirë që të sigurohemi që të ketë sa më gabime kur rregullat implementohen, së bashku me penalitetet.

Klientët kanë një vit kohë për t’u mësuar me procedurat e reja të përfshira në rregullat e reja. Si rrjedhojë, kur rregullat hyjnë në fuqi, klientët nuk e ndjejnë ndryshimin në bizneset e tyre.
Këtë metodë e implementuam me raportimin Informacion në Kohë Reale që u prezantua në prill të vitit 2013. Ne e filluam raportimin që në prill të 2012 dhe deri në prill të 2013, ishim të përgatitur mirë për proceset e reja. Lidhur me këtë, klientët e kuptuan rëndësinë e riorganizimit të administratës së tyre, në mënyrë që ato të dorëzojnë informacionin e tyre në kohën e duhur.

Nuk është e lehtë të punojmë nga afër me klientët që t’i ndihmojmë ata të kuptojnë më mirë të gjitha rregullat e reja, pjesërisht sepse shumë nga këto ndryshime janë të reja edhe për kontabilistët, por ne besojmë se kemi arritur të gjejmë balancën e duhur për t’u siguruar që klientët tanë mos të ndjejnë një ngarkesë të madhe gjatë ndryshimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here