Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha: Sa më shumë njoh politikën, aq më shumë e dua sportin

0
8014

Shkodra është qyteti që ka nxjerrë të parën gazetë sportive në Shqipëri, gjithashtu është qyteti që ka nxjerrë një gazetar të madh si Anton Mazreku e pas tij edhe shumë pasardhës të denjë. Një ndër ta është edhe zëdhënësja aktuale e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, dikur gazetare sportive dhe moderator në emisione të ndryshme sportive në Shkodër.

“Si gazetare kam punuar që 15 vjeç, por si gazetare dhe prezantuese sporti kam punuar rreth 3 vite. Si prezantuese e mirëfilltë emisioni sportiv e kam filluar me Europianin 2008. Në fillim më dukej zbavitese, por sa më shumë investohesha në gazetarinë sportive, aq më shumë pengesa dhe paragjykime kishte.

Në përgjithësi shoqëria jonë është maskiliste, imagjinoni se deri në çfarë niveli ishte në mjediset sportive. Gjithsesi, paragjykimet dhe mosbesimi i të tjerëve ka qenë një shtysë e fortë për të bërë mirë detyrën që mora përsipër. Një kritikë ndaj cilitdo sportist, merrej personale dhe bëhej shkak konflikti dhe armiqësie.

Angazhimi aktual më ka bërë të shkëputem nga vajtja në stadium, por nuk më ka larguar pasionin për sportin. Jetës nuk i dihet, kështu që do i kthehesha me kënaqësi. Jam tifoze e Vllaznisë, por dhe e Kukësit (qytetit tim). Vllaznia është skuadra e zemrës, Kukësi i shpirtit (hahahahaha). Po ju them një gjë, sa më shumë njoh politikën, aq më shumë dua sportin”– është shprehur zëdhënësja aktuale e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, një profesioniste e vërtetë në punën e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here