Në këtë tubim pritet të vijnë protestues nga e gjithë Shqipëria me autobusë dhe makina private. Por, a do jenë kushtet metereologjike të përshtatshme për zhvillimin siç është parashikuar të protestës nga PD e LSI?
Metereologët kanë lajme të mira pasi parashikojnë që në gjithë territorin të mos ketë reshje shiu.
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.26) dhe nesër (e shtunë, dt.27) nuk priten reshje në të gjithë territorin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 °C / 13 °C
në vendet e ulëta: 2 °C / 13 °C
në vendet malore: 0 °C / 7 °C.
ERA
Sot pasdite (e premte, dt.26) dhe nesër (e shtunë, dt.27) era pritet të fryjë e lehtë në të gjithë territorin.