Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video spot për protestën e nesërme të opozitës. E gjithë videoja është ndërtuar me përgjime nga banda e Habilajve dhe emri më i përdorur është ai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ashtu siç kanë dalë të shkëputura në media një pjesë e përgjimeve, flitet për shuma të mëdha parash, si “5 milionë euro për një muaj”, “20 milionë euro në fushatë”, “15 mijë euro gjerdan komplet diamant”; “2 byzylykë 20 mijë euro” por edhe për mjetin dhe bisedat si “Audi 12 pistonë”; “Pronari kishte folur me Saimirin”; “i vodhën të gjitha votat”. Videoja mbyllet me thënien “Nuk ka drejtësi me Edi Ramën në qeveri”.
“Nesër, ora 12:00, në Tirane dita e triumfit të opozitës! Shqipëria në protestë”, shkruan Berisha.