Një 35-vjeçar është ndaluar nga policia si pjesë e punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Algert Mikeli, banues në Mirditë, u arrestua pasi ishte dënuar me 7 vite burgim për vepren penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve “ .
“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Mirditë , u kap dhe u ndalua shtetasi : Algert Mikeli, 35 vjeç, banues në Mirditë,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkoder, e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Neni 283/2 i Kodit penal.