Ndryshimet/Ja si do merren tokat e ish-kooperativave bujqësore

0
723

Qeveria ka ndryshuar përsëri ligjin për marrjen e tokave të ish-kooperativave bujqësore apo pronave shtetërore. Shitja e truallit të pashitur, sipërfaqe e domosdoshme, e ndërmarrjeve dhe objekteve shtetërore, të privatizuara nga ish-Agjencia Kombëtare e Privatizimit, degët e saj në rrethe, nga ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit të Ndërmarrjeve Bujqësore, me degët e saj në rrethe, si dhe trojet e objekteve apo ndërtesave të shitura, pronë e ish-kooperativave bujqësore, të bëhet, në përputhje me këtë vendim nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, sipas genplanit dhe dokumentacionit në momentin e privatizimit të tyre.

Kjo drejtori kryen edhe shitjen e trojeve të ndërmarrjeve e të objekteve të tjera shtetërore, të privatizuara para krijimit të këtyre agjencive, si dhe të truallit të ndërtesave të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit, të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore pas datës 10.8.1991 e në vazhdim, sipas genplaneve dhe dokumentacionit në kohën e lëshimit të lejes së ndërtimit, në të cilin janë përcaktuar objekti apo sheshi i ndërtimit.

Personi fizik apo juridik privat, i cili do të blejë truallin e ndërmarrjes ose të objekteve, duhet të paraqesë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike, dokumentet e mëposhtme:

a)Kërkesën, me shkrim, për blerje të truallit.

b)Kartelën e pasurisë apo certifikatën e pronësisë të noterizuar, nëse e ka, së bashku me hartën treguese për objektin apo objektet që ka në pronësi, të lëshuar nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshm.

c)Kopjen e noterizuar të kontratës së privatizimit të objektit, të ndërmarrjes, së bashku me genplanin në momentin e privatizimit apo kopjen e noterizuar të lejes së ndërtimit, së bashku me genplanin e miratuar sipas lejes së ndërtimit, për rastet e objekteve të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit, të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore pas datës 10.8.1991 e në vazhdim.

ç)Mandatin e arkëtimit për pagesën e taksës së përdorimit të truallit, nga data 7.6.2010 deri në momentin e paraqitjes së kërkesës për blerjen e truallit.

Kërkesa
Kërkesa për kryerjen e procedurave të shitjes së trojeve shtesë funksionale në favor të subjekteve që kanë privatizuar ndërmarrje, objekte të veçuara apo ndërtesave të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit, të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore pas datës 10.8.1991 e në vazhdim.

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, brenda 10 ditëve nga data e marrjes në dorëzim të kërkesës nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, kryejnë verifikimin e hollësishëm të këtij dokumentacioni, për të vërtetuar se trualli që kërkohet të shitet nuk është i kthyer me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe është në pronësi të shtetit, si dhe konfirmon çmimin e përllogaritur të sipërfaqes së truallit që do të shitet, sipas hartës së vlerës.

Zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme konfirmon statusin juridik të truallit dhe hartën treguese me të dhënat e nevojshme gjeografike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here