Edhe familjes se Ndre Ftonit me 4 anëtar nga Bushati, ashtu si mijëra te tjerave, ne vitin 1994 i thane i gëzofsh 11.250 metër katror toke sipas ligjit 7501. Kjo sipërfaqe iu dha ne Trush nga komisioni i ndarjes se tokës se ish- komunës Bushat. I dhëne edhe Aktin e Marrjes se Tokës ne Pronësi. Por token nuk e gëzon as sot, pasi i thonë se nuk figuron ne hartën e ndarjes se tokës ne Trush,ndërkohë qe shkresat e shumta te 20 viteve me radhe me firma dhe vula shtetërore, nga njeri institucion ne tjetrin, nuk kane efekt:
Nëse do te funksiononin me përgjegjësi institucionet e administrimit te pronës, ia vlen qe te hetohej ky rast, qe fatkeqësisht nuk është i vetëm, për te pare ne detaje se si ka funksionuar proçesi abuziv i ndarjes se tokës dhe nuk ndërhyhet nga shteti për ti dhënë fund këtij abuzimi marramendës, te ndihmuar edhe nga shume akte e vendime shtetërore kontradiktore.