Samuel Nikaj, ish trajneri i suksesshem i akademise Vllaznia, te ciles i dhuroi disa tituj kampion por edhe shume talente ndersa per nje periudhe te shkurter ishte edhe ne stafin drejtues te ekipit te pare, ka shperthyer pas humbjes me Kukesin. Megjithese sot eshte trajneri i Kastriotit, ekipit pretendent absolut per te luajtur vitin tjeter ne Superlige, ai thote se nuk i takon te flase per kete ceshtje por obligimi qytetar dhe profesional e detyroi qe te thoshte dy fjale.
Ne nje koment ne rrjetet sociale ai shkruan se trajneri Gjoka, futbollistet, administratorit Gjyrezi dhe Voltana Ademi po keqperdorin parate e qytetareve shkodrane.Kujtojme se Nikajt asnjehere nuk i’u dha nje mundesi me ekipin e pare ndersa u largua nga akademia ne menyre te cuditshme. Ai shkruan:
” Megjithse nuk me takon mua sepse jam tranjer i Kastriotit, por e ndjej obligim qytetar dhe profesional te jap nje mendim per ate qe pash sot . Tranjeri Vllaznise mos te tallet me intelektin shkodran sepse nuk mund thuhet qe ekipi performoj mire , sepse nuk gjej asnje aspekt pozitiv . Si e pash un ndeshjen grinta nen nivel , qarkullimi topit thuajse zero , dyluftime te humbura 80 perqind , raste per gol dy plus nje goli karrambolesk , lojtaret e afruar nuk qene ne nivelin e duhur , shto ketu dhe zgjedhjet taktike te gabuara , sepse Pjeshka eshte nje futbollist i fituar si stoper , por duhej futur Berisha pa kondicion dhe ritem loje deficitar ne c do nderhyrje. Cinari nje lojtare qe nga e djathta qe eshte pozicioni i tij natyral sakrifikohet pa nevoje majtas , nderkohe Lika ndeshjet me te mira i ka zhvilluar nga e majta . Futja Orelesit pa faze pergatitore me ekipin qe e pa studiuar sepse s kishte ritem , ndrrimi i Sukajt me Ribajn kok per kok nje gabim tjeter taktik… per sa i perket deklarates pas ndeshjes te trainjerit besoj qe ato fjale si sherbejne situates alarmante qe po kalon ekipi , edhe durimi qe po e perdor c do deklarate besoj e ka nje kufi. Pergjegjsine me te madhe per kete situate realisht e ka klubi me ne krye presidenten Voltana Ademi , dhe administratori Gjyrezi qe po keq perdorin lekt e popullit te Shkodres . Nuk eshte e drejte mos marrja e pergjegjsive e cdo personi qe eshte pjese e klubit . Trainjera , lojtaret , dhe drejtusit duhet te ndryshojne kendveshtrimin e situates ne te cilen ndodhemi. Vllaznia eshte aset i popullit te Shkodres dhe jo i personave kalimtare ne klub…”