Edhe policia spanjolle ka shkatërruar një grup shqiptarësh që grabisnin vilat e të pasurve në Madrid. Në pranga kanë përfunduar tre burra dhe dy gra, të moshës nga 21 vjeç në 47.
Aktiviteti i tyre ishte i furishëm: në tre muajt e fundit ata kanë grabitur me shumë 200 vila.
Hetimet filluan kur pati një rritje të vjedhjeve në banesat e vendosura në periferi, aty ku ishin pozicionuar pasanikët. Shqiptarët kishin mbërritur në Spanjë në muajin nëntor dhe kishin marrë apartamente me qera për një periudhë prej gjashtë muajsh.
Çdo grabitje bëhej për 5 minuta, ndërsa më parë studionin terrenin. Ata merrnin stoli, orë, pajisje të vogla, para, dokumente personale dhe rroba firmato. Vepronin në grupe prej tre personash dhe njëri prej tyre ishte përgjegjës për mbikëqyrjen për të paralajmëruar në rast “rreziku”.