Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë, ka apeluar sot  dhe ju ka bërë thirrje të gjithë të përndjekurve politikë të marrin pjesë në protestën e thirrur nga opozita nesër, në 27 janar ora 12.00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

“Të përndjekurit politike kanë më shumë se kurrë sot, motiv e arsye  të protestojnë ndaj një qeverie që ka hequr çdo maskë në raport me ne, e po shfaqet gjithnjë e më armiqësore në të njëjtën linjë politike e logjikë me etërit e tyre politikë e gjenetik të diktuarës komuniste”, thuhet në Thirrjen e kësaj shoqate, adresuar sot nga kryetari i saj, Nebil Çika.

“Qeveri është armiqësore! Antikomunistët do të jenë shpirti i protestës së 27 janarit”, thuhet më tej në këtë Thirrje .

Ditë më parë qeveria, nëpërmjet ministrit të financave deklaroi se ka ngrirë edhe atë fond modest që kishte miratuar në buxhet për dëmshpërblimin e te përndjekurve politike dhe po tenton të ndryshojë ligjin duke përjashtuar nga kompensimi trashëgimtarët.

Ky është një akt i drejtpërdrejtë  armiqësor i qeverise Rama një rikthim i pastër i luftës së klasave te aplikuar për 50 vite nga etërit e tyre politike e gjenetike, vijon thirja.

Prandaj pjesëmarrja jone ne protestë është e rëndësishme pasi ne me mire se çdo shqiptar tjetër  vlerësojmë lirinë e demokracinë për te cilat kemi sakrifikuar aq shumë . Ne se na i marrin sot siç po tanojnë te bëjnë nesër do te jete vone,

Do te jemi ne proteste për ti thënë Jo rikthimit te  politikave e praktikave te diktaturës komuniste dhe  Sigurimit te Shtetit , për te mbrojtur interesat dhe dinjitetin tone e te familjeve tona . Në se diktatura po behet realitet lufta ndaj saje është pa tjetër një detyrim  i yni . Le ti përgjigjemi te keqes se  bijve me të njëjtin qëndrim, ideal  e sakrifice qe te paret tanë ju përgjigjen terrorit të etërve, thuhet ne thirrje e drejtuesve te Shoqatws Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë.

LEAVE A REPLY