Ish-presidenti i Republikës dhe ish-ministri, Bujar Nishani ka komentuar protestën e opozitës të zhvilluar sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kundër qeverisë. Nishani ka folur edhe për raportin me Lulzim Bashën si dhe raportet me të. Nishani u shpreh se ka vlerësim maksimal për kreun e PD, pavarësisht se ai ka më pak eksperiencë në krahasim me Berishën, por ajo fitohet me kalimin e kohës.

 

“Unë kam vlerësimin maksimal për Bashën. Ai është një lider i ri, pavarësisht se nuk ka shumë eksperiencë në politikë në krahasim me Berishën, por ajo fitohet me përballje dhe me dështime. Por unë mendoj se ai ka marrë mbështetjen e anëtarësisë së PD dhe ka edhe eksperiencë në politike nuk është se nuk ka fare, pasi ka qenë ministër etj. Unë mendoj se ai do vijë gjithmonë duke e fituar besimin edhe nga pjesa skeptike. Besoj se rrugëtimi i Bashës nuk do jetë i lehtë, por do jetë një rrugë që me mbështetje do të piqet dhe do krijojë atë figurë që duan qytetarët”- tha ish presidenti.

Ndër të tjera, Bujar Nishani tha se aktualisht po drejton një institut dhe nuk ka në plan të marrë drejtimin e PD.

“Më shumë rëndësi ka të jesh më shumë i angazhuar në forma të ndryshme. Unë aktualisht po drejtoj një instituti që është i fokusuar tek qeverisja e mire dhe tek siguria globale, por unë do vazhdoj të bashkëpunoj dhe të jap kontribut për PD. Nuk kam ndonjë projekt konkret për momentin por jam në mbështetje dhe në aktivitet politik. Unë jam investuar në politikë dhe përveç Berishës kam qene më shumë i angazhuar nga të tjetër dhe kam eksperiencë të gjatë. Instituti që unë drejtoj do ketë edhe analiza dhe denoncime të ndryshme. Pra unë do eci me atë që ofron shpejtësia e kohës. Instituti im nuk lidhje dhe qëllim krijimin e një partie tjetër. Nuk e kam menduar dhe as nuk kam një plan të tillë për të drejtuar PD. Vijoj të kem kontakte me Bashën. Unë mendoj se Basha do e çoje vendin aty ku duhet”- tha Nishani.

LEAVE A REPLY