Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duke marrë fjalën në podiumin e ngritur para protestuesve tha se sot kryeministri Edi Rama është vetëm i rrethuar nga kukullat e tij.
“Përshëndetje të gjitha grave dhe vajzave shqiptare që kanë ardhur sot, të gjithë djemve të rinj që i thanë jo Edi Ramës dhe erdhën për të protestuar, për të gjithë ju qytetarë që jeni tek busti i heroit. Për të gjithë ju qindra e mijëra shqiptarë që protestoni kundër një njeriu që është vetëm.
Një politikan që është vetëm dhe i rrethuar ga kukullat e tij që nuk ja zgjasin dot jetën as edhe një minutë. Nuk është gjë tjetër veçse një protestë qytetare. Jam sot si ju, nuk dua të përfaqësoj asnjë parti politike. Jam si një grua, si një nënë, Vij sot këtu për të thënë zërin e çdo shqiptari, zërin e çdo gruaje që do të shpëtojë nga makthi i varfërisë. Duhet të protestojmë si çdo shqiptar që nuk ka mundësi të ushqejë fëmijët. Ku njeri urren vendin e tij, familjen e tij, ky njeri nuk do flamurin e vendit të tij.
Ky njeri i cili sot është vetëm sepse e di më mirë se kushdo tjetër se çdo të thotë të jesh vetëm. Është vetëm i mbyllur në zullumin e tij që nuk ka ambasadorë. Vajza, burra gra që ta shpëtojë sepse i ka të gjithë kundër. Ky njeri që iu thotë shqiptarëve se na dashka drejtësinë e kulluar por shqiptarët nuk e kanë harruar që ka 20 vjet në pushtet sa ç’kanë të gjithë km në pushtet. Ju kërkoj falje edhe në emër të klasës politike që i kemi dhënë shansin këtij njeriu që të tallet me shqiptarët”, deklaroi Kryemadhi.