Mbyllet pa incidente protesta e opozitës, mbështetësit lënë bulevardin, shpërndahet policia

0
877

Opozita ka mbyllur protestën e saj dhe gjithçka ka shkuar pa incidente. Qindra mijëra qytetarë, mbështetës të opozitës kanë marrë pjesë në protestë duke kërkuar largimin e qeverisë. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi dy liderët kryesorë të protestës iu kanë bërë thirrje shqiptarëve të mos i përulen pushtetit por të rezistojnë. Kreu i PD-së Lulzim Basha shpalli kërkesën e opozitës, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë dhe zëvendësimin e me qeveri anti-mafia që do të luftojë krimin. Lidhur me strategjinë Basha tha se ajo është përballja, është rezistenca, beteja totale kundër të keqes që ka pushtuar vendin tonë. Ai tha se ajo që kërkohet është fitorja me çdo kusht.
WhatsApp Image 2018-01-27 at 12.07.17

basha18
Fillimisht Kryemadhi, e pastaj Basha i janë bashkuar protestuesve dhe po marshojnë në këmbë drejt Kryeministrisë. Kryemadhin e shoqërojnë simpatizantë me tepsi në duar e mes tyre fotoja e ktyeminstrit Rama. Ndërsa kryedemokrati Basha la PD-në vetëm 1 minutë para orarit zyrtar, i shoqëruar nga protestues të shumtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here