Grabiten shtëpine e futbollistit të Atletico-s, policia spanjolle arreston banden e shqiptarëve…

0
1157

Të premten policia spanjolle ka arrestuar një bandë me 5 persona të cilët ishin kthyer në makthin e madrilenëve. Me akuzën e ushtrimit të aktivitetit kriminal, u raportua se 5 persona me origjinë shqiptare nga mosha 21 deri në 47 vjeç, janë prangosur pasi grabitnin vilat kur në to nuk kishte banorë, ndër to edhe ajo e futbollistit të Atletico-s.

Kohë më parë mediat kishin raportuar se shtëpia e kapitenit të Atletico Madrid, Gabi fernandez, ishte grabitur nga disa persona të paidentifikuar të cilët kishin marrë një orë, veshje dhe një xhaketë me vlerë 10.000 euro.

Identiteti i personave nuk bëhet i ditur, por ata janë vënë në pranga pak para se të vinin në zbatim planin për t’u kthyer në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here