Protesta, Basha: Beteja do vijojë në rrugë dhe në sheshe cdo ditë

0
671

Një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar para Kryeministrisë, kryetari i PD, Lulzim Basha nga selia blu në një deklaratë për mediat u shpreh se “Mirënjohje për vërshimin popullor nga qindra mijëra qytetarët. I falënderoj të gjithë. Bashkimi është mesazhi i qartë, që shqiptarët nuk e pranojnë më këtë gjendje, bashkim gjigant vullnetesh, i tregoi botës që në Shqipëri ka dinjitet ka vlera dhe respekt për demokracinë dhe ligjin.

Ka një popull që e do drejtësinë e barabartë dhe lirinë. Mesazhi i protestës së djeshme është i qartë; shumica e refuzon qeverinë e bandave dhe drogës. Duam qeveri antimafia, zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes reformës zgjedhore. Dita e djeshme është një betejë e fituar nga shqiptarët, që u ngritën mbi dallimet partiake. Ky ishte bashkimi më i madh në 27 vite për të refuzuar padrejtësinë.

Fitorja e kësaj beteje është një ogur i mirë për luftën e përditshme në të cilën është angazhuar opozita, ne do të vijojmë këtë luftë ditë për ditë, në rrugë dhe në sheshe, në cdo hapësirë institucionale. Shqipëria do të bëhet një vend evropian me drejtësi të barabartë për të gjithë. Ky është mesazhi i shpresës, fitorja e betejës së djeshme. Angazhimi do të vijojë deri në realizimin e krijimit të një qeverie antimafia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here