Çështja e Habilajve, reagon ashpër Salianji: Ramën s’ka kush ta arrestojë, Tahiri kërcënoi me “s’keni parë gjë akoma”…

0
795

 

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar për çështjen e Habilajve, pas ektradimit drejt Italisë të Nazer Seitit, i njohur si financier I habilajve.

Salianji ka akuzuar gjithë insstitucionet kryesore të drejtësisë si të korruptuar pasi sipas tij të gjitha kanë Ramën nga pas.

Ekstradimin e Seitit e ka quajtur totalisht si një veprim antiligjor pasi sipas deputetit nuk mund të kryeht ekstradimi kur ka filluar proçedimi dhe është duke u gjykuar në Shqipëri.

Reagimi i plotë:

Ramën s’ka kush ta arrestojë!

Shkeljet e ligjit dhe shpërdorimi i detyrës në rastin e “ financierit të Habilajve”

Së pari,

Neni 149 i Kodit të Proçedurës Penale
“Mospranimi i kërkesës për ekstradim”
Pika Ç: Nuk mund të jepet ekstradimi kur ka filluar proçedimi ose është duke u gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kryer jashtë shtetit;

Së dyti, drejtoria e burgjeve që është në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë duhet te kishte njoftuar ministrinë se për këtë shtetas ka masë “arrest me burg” nga gjykata e krimeve të rënda.

Së treti, drejtoria e Marrëdhënieve juridiksionale me jashte duhej të informonte Prokurorine e Krimeve te Rënda se per Nazer Seitin po kryhej procedure ekstradimi

Fare e qartë, Nazer Seitit shtetasit shqiptar i njohur si financieri i grupit Habilaj dhe i arrestuar gjatë operacionit ku u kapën 4 ton drogë, i kishte filluar proçedimi dhe po gjykohej ne Shqipëri.
Nazer Seiti ishte një ndër nyjet që qeveria po i demonton në proçesin Tahiri për llogari të Ramës.
Nuk lejuan arrestimin e Tahirit duke e bllokuar ne parlament arrestin pasi i kercenoi me “nuk keni parë gjë akoma”; liruan pashaportën Tahirit; liruan Orest Sotën me 860 mijë euro dhe dy patentat e Tahirit;ekstraduan Nazer Seitin etj etj!!

Eshte e qartë si drita e diellit perfshirja e shtetit në shkelje ligji dhe shperdorim detyre vetem per te mbrojtur Tahirin qe ai te mos te shese Ramen!

Sot të gjitha gjurmët të çojnë tek Rama….jane perfshire parlamenti, disa ministri dhe prokuroria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here