Ish- deputeti Zogaj: Protesta e 27 janarit krijoi bindjen se opozita nuk është dobësuar

0
652

Ish-deputeti dhe analisti Preç Zogaj deklaron se protesta e 27 janarit krijoi një bindje tjetër për opozitën në syrin e opinionit publik.

Zogaj theksoi në studion e emisionit ‘Opinion’ seë shumë plane opozitën shqiptare e njihnin të dobësuar për të mos thënë të vdekur. Ai tha se ka 5 muaj që ka një investim shumë të madh mediatik që kjo opozitë është në zhdukje por se protesta tregoi të kundërtën.

“Dalja në protestë është më angazhuese se votimi i fshehtë sepse del hapur. Mesazhi është që kjo e para është një qeveri e paligjshme sepse ka blerë vota, ka blerë mandate që bëjnë diferencën. Kjo është thënë por tani kanë dalë disa fakte të tjera që e provojnë këtë. Në shumë plane opozitën e jepnin të dobësuar për të mos thënë të vdekur. Pas 25 qershorit, ka 5 muaj që ka një investim shumë të madh mediatik që kjo opozitë është në zhdukje. E dyta, kanë ndodhur disa ngjarje të pesë muajve të fundit të pashembullta që duhej parë përceptimi i tyre”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here