Thursday, April 18, 2024
Home Politikë Rama: Nuk do shikoni më asnjë doganier, procedurat do të zhvillohen në...

Rama: Nuk do shikoni më asnjë doganier, procedurat do të zhvillohen në mënyre elektronike…

0
723

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria shqiptare do të mundësojë lehtësira të reja për biznesin në muajt të ardhshëm. Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e dhënies së çmimeve vjetore Bleta e Artë, Rama tha se procedurat doganore do të kryhen online.

Rama:  Shembulli i dytë. Ne kemi problem, të gjithë sëbashku me hipotekat. Un di t’ju them këtë, që falë faktit që një numër i caktuar qytetarësh që kanë mbetur në dyert e hipotekave me vite, edhe emigrant, apo me muaj, për të marrë titullin e pronësisë e që e kanë marrë mundimin, 3 minuta, të shkruajnë konkretisht në platformën tonë, 35 punonjës hipotekash, jo janë pushuar nga puna por janë çuar në Prokurori, sepse për çdo rast ka 10 ditë kohë ministri apo ministrja të bëjë verifikimin. Një gjë është e sigurtë e besoj se do ju pëlqejë të gjithë atyre që merren me import apo eksport. Bashkë me plakat e shkurtit, do treten nga sytë tuaj dhe doganierët. Nuk do shikoni më asnjë doganier. Nuk do e shikoni, realisht. Doganierët do kalojnë në prapavijë, në qendër apo në zyra po nuk do jenë më fizikisht askund. Gjithë procesi i marrëdhënieve me doganën do zhvillohet në mënyrë elektronike, pa letra, pa doganierë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here