SHBA i dhuron pajisje në përgjigje ndaj katastrofave me vlerë 600 mijë dollarë për përballimin e Emergjencave.
SHBA tha se mbështesin misionin për të shpëtuar jetë brenda dhe jashtë vendit
Sot pasdite në Komandën Mbështetëse në Vaqarr u organizua ceremonia e dorëzimit të lotit të parë të ndihmës së Qendrës së Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes (ODC) pranë Ambasadës së SHBA-së.
Donald Lu: Në të përfshihen 4 varka shpëtimi si 4 barka gome, 126 kostume zhytëshish dhe 10 gjeneratorë ushtarakë. dërgesa përban dhe furnizime humanitare në mbështetje të viktimave nga fatkeqësitë, përfshi dhe 1600 batanije, 600 dyshekë alpinë, 100 ngrohësa dhe 15 tenda. Ne besojmë në heroizmin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe jemi krenarë që i mbështesim me misioni e tyre për të shpëtuar jetë brenda dhe jashtë vendit.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka pasi falenderoi SHBA dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen pati një thirrje për bashkitë: “Dua t’i bëj thirrje sot të gjitha bashkive që në buxhetin e tyre të kenë parashikuar një fond dhe një strukturë të posaçme për përballimin e emergjencave siç e parashikon dhe ligji. Çdo neglizhencë në këtë drejtim do të vështirësonte punën e përbashkët dhe do të vështirësonte ndihmën për të gjithë banorët që i kanë sytë nga ne në ditët e tyre më të vështira”