“Italia që ëndërronte Enveri”

0
846

“Del në botim libri i studiuesit Nicola Pedrazzi, që zbardh një copëz historie pak të njohur italo-shqiptare, përmes një udhëtimi në kohën e Luftës së Ftohtë, vjen si përpjekje për të kuptuar se çfarë ka ndodhur përgjatë metamorfozës që kanë pësuar këto marrëdhënie me “Shqipërinë e Mbreterisë”, “Shqipërinë e Emigrantëve”, dhe Shqipërinë si destiancion të preferuar të italianëve në ditët e sotme.”

Interesi Italian ndaj Shqipërisë nuk ka qenë një shpikje e fashizimit gjaë viteve ’20-’30 por ka rrënjët më të thella në Rilindjen e të dy vendeve dhe në rolin diplomatik të Italisë në themelimin e shtetit shqiptar pas Luftës së Madhe. Nëe këtë përfundim ka dalë Nicola Pedrazzi, kërkues pranë “Vëzhguesit Ballkanik dhe Kaukazit Transeuropian” me qendër në Trento të Italisë, i cili konsiderohet në botën akademike si instituti më i rëndësishëm i informacionit dhe kërkimit europian mbi rajonin e Ballkanit.

Studimi voluminoz i Pedrazzit me titull “Italia që ëndërronte Enveri” është rezultat i rrëmimit në arkivat historiko-diplomatike të Ministrisë së Jashtme Italiane në Romë si dhe i fondit arkivor të shtetit shqiptar përfshi dhe artikujtë publicistike të vetë diktatorit Hoxha të publikuar nga Instituti i njohur në atë kohë si ai i Studimeve Marksiste-Leniniste si dhe në shtypin e kohës: “Zëri i Popullit”, “Zëri i Rinise”, “Puna”, “Bashkimi” etj. Por nëse në frontin shqiptar, burimet i atribuohen një rendi monolit, duke ofruar kryesisht një variant të unifikuar të historisë, kahu italian i kërkimit, sipas studiuesit Pedrazzi, karakterizohet nga versione të shtresëzuara, të përbërë nga shumë zëra të niveleve të ndryshme në hierarkinë shtetërore italiane ndër vite.

Përpos Arkivit Qëndror të Shtetit, janë konsultuar edhe Arkivat e Fondacionit “Basso”, të Institutit Historik të Rezistencës ne Toskana si dhe ato të Emilia Romanja, në veçanti ajo e Shoqatës “Bashkimi Kulturor Arbëresh” që është i vetmi fond arkivor i cili ruan në fondin e tij koleksionin e plotë të revistave italiane të zonë marksiste-leniniste.

Duke iu referuar dokumentave shqiptarë, Nicola Pedrazzi citon një lloj tërheqje të hershme të Shqipërise ndaj Italisë që në kohën ë Rilindjes. Pashko Vaso, njeh tek vetja e tij, se në vitin 1850 ishte pikërisht dashuria për Italinë përpos dashurisë për drejtësinë që e nxiti të përfshihej në revolucionin e Venecias në vitin 1848.

Madje edhe miku i tij, bashkëautor i programit politik të lëvizjes për Rilindje, Sami Frashëri ishte i bindur se Italia, vendi që kishte strehuar 300 mijë shqiptarë, ishte garancia më e mire për të ardhmen e integritetit territorial të shtetit shqiptar. Në këtë libër analizohen gjerësisht ndodhi kryesore nëpër të cilat është ndërtuar marrëdhenia shqiptaro-italiane në fillim të shekullit të XX-të, sikurse depërtimi ekonomik dhe infrastrukturor i Italisë që prej vitit 1925, pakti i miqësisë dhe sigurisë së 27 nentorit 1926 si dhe Traktati i Tiranës një vit më pas.

Për të mbeërritur në shpalljen e Zogut si Mbret të Shqipërisë në 1 shtator të 1928-ës, që shënon dhe kulmimin e marrëdhënieve me vendin fqinj të përtej detit. Me dhjetra faqe Pedrazzi i kushton në këtë studim edhe krijimit të Partise Komuniste Shqiptare si dhe instalimit te diktaturës hoxhiste ne vend. Madje edhe marrëdhëniet që PPSH pati me partinë simotër italiane ai i ka inkuadruar brenda luhatjeve që pësoi raporti i Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik përgjatë 50 viteve.

“PPSH dhe Partia Komuniste Italiane kanë pasur po ashtu një raport kompleks, sikurse shkruan Pedrazzi. “Palmiro Togliatti dhe Enver Hoxha kanë pasur shumë dallime mes tyre. Nga njëra anë qëndronte një parti perëndimore që kishte pranuar me kompromis linjën e partisë mëmë sovjetike në kampin socialist megjithë kontradiktat që ekzistonin dhe nga ana tjetër ishte partia komuniste shqiptare e strukturuar sipas ideologjisë strikte staliniste.

Në një document disafaqësh të Komitetit Qëndror të adresuar në Legatën e Romës, i cili duhet të qëndronte sekret evidentohen kritikat e shqiptarëve ndaj komunistëve italiane. Në veçanti tendenca “policentriste” e ndjekur nga Togliatti e papërputhshme me vizionin monocentrist të shqiptarëve; pohimi për një komunizëm specific dhe kombëtar që nënkuptonte për shqiptarët rrezikun e afrimit me modelin jugosllav dhe mungesën e interesit të dukshëm të PKI-së ndaj Partisë Popullore Shqiptare.

Pas konferencës së Jaltës, Enver Hoxha lëshohet me inat mbi italianët të cilët i konsideron tashmë si revisionist. Sipas tij komunizmi italian kishte tradhëtuar Revolucionin në emër të Kushtetuës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here