Seanca parlamentare e ditës së sotme ka nisur me debat mes deputetëve të PD dhe kryetarit të kuvendit, Gramoz Ruçi.
Pas përfundimit të seancës së tensionuar plenare, deputeti i PD-së Edi Paloka ka paralajmëruar mazhorancën se me një situatë të tillë si kjo e sotmja do të përballet në çdo seancë plenare. “Ata që mendojnë se na hoqën fjalën në parlament, ta dinë mirë se nuk do të na heqin fjalën në shesh”.- është shprehur Paloka.
Sakaq, deputeti i PD-së sulmoi kryeministrin Rama duke i thënë se asnjë ditë nuk do të flejë i qetë, pasi opozita nuk do të ndalojë protestat.