Sherr me burrin për arsye banale, lezhjani i bën gruas atë që nuk e priste

0
1658
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lezhë pasi një burrë është konfliktuar me gruan e tij, dhe më pas i ka bërë diçka që nuk e priste. Pas denoncimit të bërë nga gruaja nga Lezha, policia njofton se kjo e fundit nuk ka mundur dot te hyje ne banese pasi i shoqi i kishte nderruar braven e deres pas sherrit.

“Më datë 31.01.2018, referohen materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin P.N vjeç 60, banues në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja L.N vjeç 52 se ka gjetur braven e deres së banesës të ndërruar nga ky shtetas, pas një konflikti që kanë patur për motive të dobëta. Neni 277 i Kodit Penal”, thuhet ne njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here