Shkëlzen Berisha përmes një statusi në “Facebook” reagon pas fletë-thirrjes për të dëshmuar në prokurori për aferën CEZ, duke iu referuar faktit se çështja ishte pushuar më parë nga prokuroria por u rihap prapë pas hetimit parlamentar. Duke përjashtuar kategorikisht lidhjet e tij me privatizimin e OSHEE-së, Shkëlzeni thotë se ka ngritur një padi ndaj Taulant Ballës dhe se pret të shohë shumë shpejt prapa hekurave edhe kryeministrin Rama.
“Aktiviteti im, te ardhurat e mia, puna dhe veprimtaria ime, nuk kane asnje lidhje me privatizimin e OSSh”, thotë Shkëlzen Berisha, duke akuzuar Ramën e Ballën si shpifës.
STATUSI I PLOTE
Post flluske-thirrjes
Ndonese deshtoi me turp per t’I ofruar publikut qofte dhe nje fakt te vetem qe me lidh mua, aktivitetin tim, kontaktet ose te ardhurat e mia me privatizimin e OSSH. Edi Rama, kryegjykatesi dhe kryeprokurori I ri I Shqiperise, ne pamundesi per te gjetur, nje prokuror, gjykates apo dhe agjensi shteterore qe do merrte persiper te bente nje kallezim pa prova e fakte, u detyrua t’ja servirte kete corbe, te vetmes specie, qe mund ta gelltiste. Tualetit te tij parlamentar.
Me gjithe presionin politik, prokuroria nuk pati asnje rruge pervec se ta pushonte kallezimin ne fjale. genjeshtra per gjoja nje premtim takim qe dy persona pa asnje lidhje me mua, I benin njeri tjetrit, doli se ishte bere plot 9 muaj pas perfundimit te procesit te privatizimit, qe do te thote qe ky takim (qe nuk ka ndodhur kurre) nuk kish se per cfare te ndikonte.
Por menjehere pas shpalljes kryeprokuror dhe kryegjykates I perkoheshem I Shqiperise, Edi Rama, dergoi nje flluske thirrje te re, me shpresen se do mund ta perdore si gjethe fiku per te mbuluar lakuriqesine e tij, te damkosur nga skandalet, vjedhjet, korrupsioni dhe droga.
Pavaresisht instrumentalizmit politik dhe mungeses absolute te fakteve. Njelloj sic kam vepruar 4 here pergjate teatrit te komisionit hetimor. Si qytetar dhe ne respekt te ligjit, I jam pergjigjur flluske-thirrjes se fabrikuar nga kryeprokurori I narkoshtetit per te dhene te njejtat pergjigje qe kam dhene para medias sa here qe kam dale nga komisioni. – Qe aktiviteti im, te ardhurat e mia, puna dhe veprimtaria ime, nuk kane asnje lidhje me privatizimin e OSSH.
Per ta provuar kete te vertete ne rruge ligjore, kam ngritur padi penale per shpifje ndaj Tualetit dhe Urithit te Rames.
Por kryeprokurorit te Surrelit nuk I duhet e verteta por shashka dhe tym per te mbuluar skandalet e tij.
I kapur nga paniku Rama shpreson te mbuloje 650 milione euro qe sipas KLSH ka vjedhur nga parate e shqiptareve gjate divorcit te “mjaltit” me CEZ.
Provon te mbuloje skandalet qindra miliona euro koncesione qe ka shperndare pa asnje kriter tek kompani fantazem pas se cilave qendrojne, miqte dhe ortaket qe plackisin taksat e shqiptareve se bashku me te.
Kerkon te mbuloje pallatet pa fature dhe bankat me pronare anonim te kthyera ne lavatrice parash te pista nga “nusja” e shtepise.
Tenton te mbuloje diamantet dhe miliona euro te perdorura per blerje votash, qe ai dhe ministri I tij sigurojne, duke u lene trafikanteve peng makinat dhe vellezerit si garanci per paprekshmerine e droges qe trafikojne.
Por numerimi mbrapsht ka filluar dhe nuk do te jete e larget dita kur kryeprokurori dhe kryegjykatesi I perkohshem, do lere rehatine sarajeve te Surrelit, per te ndare fatin e dhomen me marionetat e zullumeve te tij.