Deputeti i LSI, Petrit Vasili: Marrëveshja Marku-Xhafaj është një puç kushtetues

0
729

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar sërish për marrëveshjen e bashkëpunimit mes ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj me kryeprokuroren Arta Marku për luftën kundër krimit të organizuar. Përmes një statusi në Facebook, Vasili e konsideron marrëveshjen si një puc kushtetues dhe shpërdorim kriminal të detyrës.

Statusi i plotë:
Marveshja Marku-Xhafaj per ngritjen e DREJTESISE SE DROGES DHE KRIMIT.

Tashme puci kushtetues dhe krimi i abuzimit me detyren shteterore eshte konsumuar ne mes te dites.
Marveshja Marku-Xhafaj eshte nje puç kushtetues dhe shperdorim kriminal i detyres, pasi askund ne kushtetute dhe ne ligj nuk ka asnje germe, qe jua jep kete te drejte.
Thelbi i reformes ishte: qe as prokurori i pergjithshem s’do te kishte asnje kompetence mbi prokuroret qe do te ndiqnin korrupsionin e zyrtareve te larte dhe krimin e organizuar, ndersa per ministrin e brendeshem as qe behej fjale fare.
Pavaresia e plote e SPAK dhe Byrose se Hetimit ishin thelbi i reformes ne drejtesi prandaj edhe ligji per to u votua konsesualisht.Sot ky ligj u zhbë dhe mafia qeveritare e kryeministrit krijoi strukturat paralele antiligj per te mbyllur dosjet e rames dhe ministrave,per mbyllur ne menyre kriminale hetimin e trafikut te droges pra dosjen tahiri dhe gjonaj, ne menyre qe edhe kur te ngrihen SPAK dhe Byroja e Hetimit te gjejne toke te djegur.
Marreveshja Marku- Xhafaj eshte thjesht nje marreveshje mafioze qeveritare qe ne vend te institucioneve te pavarura e te depolitizuara ngriti: DREJTESINE E DROGES DHE TE KRIMIT.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here