Wednesday, November 6, 2024
Home Politikë Ekstradimi i Seitit, deputeti i PD, Aliebaj: Prokuroria ka shkëmbyer letër porosi...

Ekstradimi i Seitit, deputeti i PD, Aliebaj: Prokuroria ka shkëmbyer letër porosi me autoritetet italiane

0
638

Deputeti i PD, Enekeljed  Aliebaj tha se ajo që ndodhi me ekstradimin e Nezar Seitit nuk ishte një neglizhencë, por një dashje dhe instrumentalizim politik i prokurorisë. Ai tha se administrata e prokurorisë ka shkëmbyer letër porosi me autoreitetet italiane.

Alibeaj: Ka një motiv nuk është neglizhencë, nuk është padijeni, nuk është mendjelehtësi, është dashje direkte dhe është instrumenalizim politik i prokurorisë për atë që ka ndodhur.

Sepse nuk ka mundësi që prokurori i përgjithshëm nuk e bën punë, që ministri i Drejtësisë jo vetëm nuk e bën punën, por shkel edhe ligjin. Që drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e kishte të magazinuar Nezar Seitin me një akt që ishte masa e arrestit e vendosur nga gjykata për llogari të krimeve të rënda.

Se nuk ka mundësi që Prokurori i çështjes që para gjyatës që do të jepte ekstradimin i thotë gjykatës nuk ka një procedim penal të Krimeve të Rënda në shtetin shqiptar dhe ka ndodhur në 18 dhjetor, kur të gjithë e dinin që Nezar Seiti për shumë arsye dhe një prej të cilave ishte arresti me burg për shkak të procedimit penal të Krimeve të Rënda. Se nuk ka mundësi që administrata e Prokurorisë që merret marrëdhëniet juridiksionale të mos e dinte, administratë kjo që për efekt të procedimit penal të Krimeve të Rënda ka dërguar dhe ka shkëmbyer letër porosi me autoritetet italiane të cilat i di prokuroria i di dhe ministria e Drejtësisë, i kanë kaluar para hundëve. Këto janë arsye që rrjedhin nga ajo që është prentendimi ynë i parë dhe motivimi për të ngritur amendamentet kushtetuese.  Prokurori politike, prokurori korruptive. Dy ishin kushtet bazë për të cilën bëmë reformë në drejtësi, sistemi i drejtësisë të ishte i depolitizuar, pikërisht për këtë arsye. Të kishte guximin profesional të ndeshej me pushtetin. I vetmi motiv, e vetmja arsye që në 2014 u nis reforma në drejtësi, i vetmi standard që kërkohej, krijimi i një sistemi drejtësise të luftojë pushtetin.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here