Thursday, April 18, 2024
Home sociale Greqi, shtyhen deri në fund të qershorit lejet e qëndrimit të emigrantëve

Greqi, shtyhen deri në fund të qershorit lejet e qëndrimit të emigrantëve

0
1196

Qeveria greke ka vendosur të shtyjë për një periudhë pesë mujore një numër të madh leje qëndrimi të emigrantëve.

Bëhet fjalë për lejet e qëndrimit që kanë skaduar pas 18 dhjetorit të vitit të kaluar, si dhe ato që do të skadojnë deri më 28 shkurt.

Kjo masë u vendos të merret pas një defekti të rëndë që ka nxjerrë jashtë funksionimit sistemin kompjuterik të ministrisë së emigracionit.

Ky zhvillim që ndodhi më 18 janar, shkaktoi një gjendje kaotike në shërbimet e emigracionit në gjithë Greqinë, pasi aty nuk mund të bëhej asnjë veprim.

Por vetë emigrantët që nuk mundnin të rinovonin lejet e qëndrimit rrezikoheshin të përballeshin me probleme më të mëdha, pasi kalonin automatikisht në një gjendje ilegaliteti.

Me një shkresë urgjente ministria e emigracionit njoftoi të premten në mbrëmje se  i ka dërguar parlamentit një amendament.

“Lejet e qëndrimit që skaduan në periudhën nga 18 dhjetori i vitit të kaluar deri më 17 janar, si dhe ato që skadojnë nga 18 janari deri më 28 shkurt, kanë afat që të rinovohen deri më 30 qershor 2018”, përcakton amendamenti i paraqitur.

Amendamenti gjithashtu sqaron se, gjithë emigrantët që trajtohen nga ky amendament, konsiderohet se kanë qëndrim të ligjshëm në Greqi për gjithë periudhën deri kur të aplikojnë për rinovimin e lejes së qëndrimit.

Ministria e emigracionit njofton gjithashtu se sistemi kompjuterik do të rivihet në funksionim të hënën, më 5 shkurt. Por fluksi i krijuar ndërkohë konsiderohet i papërballueshëm. Prandaj dhe emigrantët këshillohen që para se të shkojnë për aplikimin e tyre, të komunikojnë me shërbimet e emigracionit, për të marrë datën e saktë se kur do të duhet të paraqiten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here