Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar pas votimit kundër të nismës së PD-së në Kuvend për tekste shkollore falas për nxënësit që ndjekin arsimin e detyrueshëm. Përmes një statusi në Facebook, deputeti i PD ka publikuar një foto ku shfaqen socialistët duke votuar kundër kësaj nisme. Sipas deputetit demokrat, kryeministri që harxhon 30 milion euro për ekstravagancën e zyrave dhe makinave të veta nuk jap 9 milion euro për nxënësit që të kenë tekste falas.
Statusi i plotë:
VOTA KUNDËR NXËNËSVE
Ajo që nuk u kap nga kamerat dje në momentin e votimit….
Në foto momenti i gadishmërisë dhe entuziazmit të socialistëve për të votuar kundër fëmijëve për tekstet falas!!!!!
Kryeministri që harxhon 30 milion euro për estravagancën e zyrave e makinave të veta nuk denjon të japë vetëm 9 milion euro për nxënësit që të kenë tekste falas.
Rama që kujdeset të kombinojë perdet e zyrës me çorapet e veta, nuk pranon të kombinojë mësimdhënien me tekste të dhëna falas nga shteti për fëmijët.
MOS E HARRONI KËTË FOTO!!!!