Rama flet për herë të parë për marrëveshjen e detit: Prisni prillin dhe flasim

0
695

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me marrëveshjen për detin me Greqinë. Kreu i qeverisë tha se marrëveshja e re do të bëhet mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Rama, i ftuar në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, u shpreh se negociatat janë në vazhdim e se duhet të presim deri në muajin prill.

“Do të kemi një marrëveshje të re. Ajo do të jetë shumë më e mirë dhe do të jetë e bazuar në kornizën e vendimit të Gjykës Kushtetuese. Ne i acaruam marrëdhëniet sepse vumë mes nesh dhe fqinjit çështje që të tjerët nuk kishin guxim t’i diskutonin. Sot, kaq dua t’ju them por presim prillin dhe flasim nëse nuk doni të hidhni në erë atë që ka ndodhur dhe vazhdon akoma. Negociatat janë si lojë shahu. Kurse Saliu luan tresh, ndërsa Luli luan damë”, – tha Rama.

“Kush e hapi këtë problem? Greqia e hapi këtë problem apo e hapëm ne. Greqia ishte e kënaqur me marrëveshjen e 2009. E hapëm ne, Greqia për 3 vite i iku tavolinës jo për të korrigjuar marrëveshjen por për të mos bërë një marrëveshje të re,” tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here