Arrestimi i vrasësit të Devi Kasmit, Rama: Profesionalizëm dhe bashkëveprim mes policisë dhe prokurorisë…

0
703

 

Pas akuzave se marrëveshja mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme për luftimin e krimit elitar dhe korrupsionit ishte anti-kushtetuese, zv.kryetari i LSI Luan Rama, ka habitur me deklaratën e tij të fundit. Në një status në Facebook, ai ka mbajtur një qëndrim krejt të kundërt për arrestimin e vrasësit të Devi Kasmit në Tiranë.

“Operacion i shkëlqyer për kapjen e vrasësit të dyshuar: profesionalizëm dhe bashkëveprim shembullor mes policisë së Tiranës dhe prokurorisë! Përgëzime dhe të tjera suksese në zbatim të ligjit!” – shkruan Rama në Facebook.

Ky qëndrim i Ramës vjen pak orë pasi Ministria e Brendshme i bëri thirrje opozitës që nëse nuk e mbështeste policinë në aksionet e saj kundër krimit, të paktën të heshtte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here