Pas njoftimit per grabitjen e argjendarise tek “Dollari” policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes duke gjetur aty pranë një automjet tip Wolksvagen, pa targa, me të cilën dyshohet se është kryer grabitja.
Mjeti Wolksvagen është goditur në pjesën e përparme dhe mendohet se është përdorur për të thyer qepenin e argjendarisë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.02.2018, rreth orës 02 :54, eshte vjedhur me thyerje një dyqan Argjendarie, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, me pronar shtetasin E. D.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në kohë reale në vendngjarje, ku në afërsi të objektit autoret kane braktisur automjetit që dyshohet se kane kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq munden të largohen.
Mjeti Wolksvagen, pa targa, i goditur në pjesën e përparme dyshohet të jetë mjeti i përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjendarisë.
Grupi hetimor në vendngjarje ka fiksuar dhe administruar çdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve