Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet Moti i keq: Era e fortë dhe reshjet e shumta sjellin pasojat...

Moti i keq: Era e fortë dhe reshjet e shumta sjellin pasojat e para në Shkodër dhe Malësi të Madhe…

0
1798

 

Moti i keq i ditës së sotme ka sjellë dhe pasojat e para për qytetarët.

Në disa zona të Tiranës, Shkodrës dhe Malësisë së Madhe është ndërprerë energjia elektrike.

OSHEE bën me dije se energjia është ndërperë për shkak të përkeqësimit të motit, ndërsa në Tiranë, në zonën e Ali Demit qytetarët janë pa energji për shkak të dëmtimit të fiderit nga një subjekt privat.

Sakaq, nisur nga parashikimet e motit të keq të dy ditëve në vijim, OSHEE është vendosur në gatishmëri të plotë, sidomos në rajonet ku pasojat e erës së fortë do të kenë ndikim të madh, kryesisht në zonat rurale.

Ndërsa në zonën e Shkodrës dhe Malësisë era e fortë ka sjellë dëmtime te fiderat ajror gjatë natës.

Punonjësit ndodhen në terren por era e fortë po e bën të pamundur rregullimin e defektit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here