Përkeqësimi i motit, reagon ministrja e mbrojtjes Xhaçka: Po ndjekim minutë pas minute…

0
2376

 

Ditën e sotme, përkeqësimi i motit ka sjellë pasojat e para në vend.

Shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa portet detare kanë bllokuar lundrimin.Menjëherë pas kësaj situate ka reaguar ministrja e Mbrojtjes Xhaçka e cila shprehet situata është në kontroll dhe po monitorhet minutë pas minute.

“Me bashkitë, prefekturat dhe të gjitha strukturat përkatëse në të gjithë vendin prej ditësh kemi informuar dhe koordinuar paraprakisht, për t’i paraprirë situatave të mundshme te shkaktuara nga rreshjet e dendura”-shkruan Xhaçka në një status në facebook.

Reagimi i plotë:

Po ndjekim minutë pas minute situatën në Gjirokastër dhe Zallbastar ku Forcat e Armatosura janë pranë komunitetit. Me bashkitë, prefekturat dhe të gjitha strukturat përkatëse në të gjithë vendin prej ditësh kemi informuar dhe koordinuar paraprakisht, për t’i paraprirë situatave të mundshme te shkaktuara nga rreshjet e dendura. Jemi pranë qytetarëve për çdo nevojë të mundshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here