1 milion grekë në protestë për të kundërshtuar emrin Maqedoni

0
759

1 milionë grekë janë mbledhur në Athinë për të protestuar kundër emrit “Maqedoni”.  Protesta ka nisur rreth orës 14:00 në sheshin Sintagma, shumica mbanin flamuj grek në duar dhe pankarta me mbishkrimin “Jo emri Maqedoni”.

Janë angazhuar 19000 forca policie për mbarëvajtjen e protestës e cila llogaritet si më e madhja gjatë këtyre 20 viteve. Protesta vjen në kohën që Greqia dhe Maqedonia po zhvillojnë negociata për zgjidhjen e emrit, ndërkohë janë bërë disa propozime por ende nuk është rënë dakord nga të dyja palët.

Një flamur i madh grek prej 150 metrash katror u shpalos nga protestuesit në sheshin Syntagma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here