4 shkurt, dita boterore e kancerit, Delija: Apel qytetareve qe te kryejne kontrollet perkatese

0
847

4 shkurti shenon diten boterore te kancerit. Synimi i kesaj date eshte sensibilizimi i popullates per te luftuar kete semundje. Zyra e promocionit prane shendetit publik ne Shkoder, i meshon faktit se kanceri ka disa mite qe duhen rrezuar, Nje nder to eshte edhe miti se “kjo eshte nje semundje qe ka destinacion vdekjen.

Delija apelon drejt populates qe te kryejne kontrollet perkatese, pasi eshte me mire te parandalosh se sa te kurosh. Kanceri ne 100 llojet e tij eshte nje semundje e cila prek pa dallim gjinor, apo shtresa te shoqerise

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjes sot në botë, sidomos në vendet në zhvillim. Në vitin 2008 u llogaritën rreth 7.6 milionë vdekje, ndërsa në vitin 2030 kjo shifër mund të arrijë në 13.1 milionë.Në ditën botërore kundër kancerit organizatat e shëndetësisë bëjnë apel për më shumë kontrolle, pasi 1.5 milionë jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse merren masa të rëndësishme për të luftuar kancerin. Rreth 30% e vdekjeve nga kanceri ndodhin për shkak të rreziqeve kryesore të mënyrës së jetesës dhe sjelljes si, mbipesha, konsumimi i pakët i frutave e perimeve, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i duhanit, përdorimi i tepruar i alkoolit etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here