Mbeturinat “pushtojne” Luginen e Kirit 

0
701

Brigjeve te lumit te Kirit, te shoqerojne mbeturinat ! Sidomos prane qendrave te banuara ato jane me te dukshme, si ne kete rast tek ura e telit ne Drishte. Mbetje te te gjitha llojeve jane depozituar ketu dhe tani qe eshte  ngritur  niveli i ujerave te Kirit perfundojne ne lumin Buna. Me pamje te tilla ndeshesh ne disa pika te lugines se Kirit deri ne Prekal !

E pabesueshme kjo, kur kemi te bejme me nje lugine mjaft interesante, qe fillon nga Ura e Mesit dhe përfundon ne zemer te bjeshkeve te Dukagjinit, ne lartesine rreth 1000 metra mbi nivelin e detit !  E pasur me burime ujore, bimësi te shumëllojshme dhe pyje, me kafshe e shpend te rralle!

Mjaft e preferuar kjo lugine piktoreske veçanërisht per turistet e huaj, gje e deshmuer kjo çdo vit me vizitat e tyre te shumta sidomos gjate stines se veres. E perkunder te gjitha ketyre mundësive qe ofron kjo pasuri natyrore, eshte mungesa e kujdesit edhe me minimal qe e vret kete bukuri !

Fakti qe mbeturina te shumëllojshme hidhen brigjeve te lumit, pa pike pergjegjesie per ndotjen qe shkaktojne dhe  demin qe i  behet imazhit te zhvillimit turistik te kësaj zone, tregon edhe mungesen e pergjegjesise se  pushtetit vendor, ne rastin konkret te Bashkise Shkoder dhe Inspektoriatit Shteteror te Mjedisit, per kontrollin dhe administrimin e hepesirave te tilla te dobishme. Jemi edhe ne muajt e Aksionit Kombetar per Pastrimin e Mjedisit, por ne Shkoder nuk po levize asgje ne kete drejtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here