Ministri Bushati për televizionin grek: Nuk e fsheh dashurinë me Greqinë, por me Turqinë…

0
1088

 

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë një intervistë ekskluzive për televizionin grek “Antena” pak dite pas perfundimit te takimit të Korçës. Në këtë intervistë ai nuk e fshehu “dashurine” per Greqine por nuk mohoi as marredhenien strategjike me Turqinë.

“Kam studiuar në Greqi, kam kaluar një vit në Athinë dhe kam kujtime të mira nga Athina. Kam miq të mirë jo vetëm në politikë, por edhe në shoqërinë civile dhe akademike. Nuk kam studiuar në Turqi, por them se kemi gjithashtu marrëdhënie të mira dhe strategjike me Turqinë”.

Në Athinë dhe Shkup po zhvillohen debate ne lidhje me emrin e Maqedonise. Cila eshte pikpamja juaj dhe ke shihni si mundesine me te mundshme te emrit?

Bushati: “Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët që të ecin përpara per zgjidhje. Të dy vendet do të përfitojnë nga zgjidhja me kompromis në këtë drejtim dhe mendoj të njëjtën gjë për të gjithë rajonin.
Ne i kushtojmë një kujdes të veçantë kësaj çështjeje pasi atje ka shqiptarë që jetojnë”.

Publikime ne vendin tuaj dhe ne vende tjera shpesh i referohen rolit te shqiptareve qe jetojne ne Kosove, Maqedoni dhe ne Greqi. I keni diskutuar keto çeshtje me z.Kotzias dhe cili ka qene perfundimi?

Bushati:“Pavarësisht se ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, ata kanë dëshmuar në të kaluarën se janë element vitalë të stabilitetit demokratik dhe perspektivës Euro-Atlantike në rajonin tonë. I vetmi frymëzim që shqiptarët kanë është i lidhur me këtë proces, me integrimet euro-atlantike. Nuk i takon qeverisë shqiptare të flasë për shembull për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kosovës. Natyrisht, ne do të mirëprisnim dhe kërkojmë njohjen nga Greqia të Kosovës si shtet, sepse ne do ta shihnim këtë si një hap në drejtimin e duhur dhe si një investim për stabilitetin e rajonit tonë (fqinjëve tanë)”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here