Ndahet nga jeta profesori i njohur Remzi Nesini…

0
810

 

Është nddarë nga jeta pedagogu dhe studiuesi i mirënjohur Remzi Nesini.

Lajmin e hidhur të vdekjes së profesoroit e jep poeti Rami Kamberi.

Mesini ishte prej vitesh një nga pedagogët dhe studiuesit më në zë të gjuhës shqipe.

Postimi i Rami Kamberit:

IKU NË AMSHIM PERSONALITETI I MADH I SHKENCËS SHQIPTARE

Studiuesi, Pedagogu model, delegati i Kongresit të Drejtshkrimit dhe autori i veprave të çmuara nga gjuhësia.
Prof. Remzi Nesimi u lind në Odër, Tetovë, ku ndoqi edhe mësimet e para, pas gjimnazit studimet universitare dhe pasuniversitare i kreu në Katedrën e Albanologjisë në Beograd, doktoroi në Universitetin e Prishtinës. Pas përfundimit të studimeve, fillimisht ishte lektor dhe redaktor në Redaksinë e botimeve në Prishtinë, pastaj në Redaksinë e “Flakës së vëllazërimit” në Shkup. Nga viti 1962 filloi veprimtarinë arsimore: lektor i gjuhës shqipe në Katedrën e Albanologjisë në Universitetin e Beogradit, njëmbëdhjetë vjet profesor i gjuhës shqipe në Akademinë Pedagogjike të Shkupit dhe njëzetepesë vjet në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Fakultetin Filologjik të Shkupit. Mbajti mësim edhe në Universitetin e Tetovës.[1] Ishte pjesmarrës i Kongresit të Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe më 1972.
Remzi Nesimi ishte dhe është pedagog i shquar i gjuhës shqipe, i afërt dhe shumë i dashur. Është shembëlltyrë që edukon dhe frymëzon gjeneratat e reja në mjedisin shoqëror ku jeton dhe vepron.Krahas veprimtarisë studimore e shkencore nga fusha e gjuhës shqipe (drejtshkrim, gramatikë, dialektologji, etj.), disa prej të cilave janë prezantuar edhe në përmbledhjen “Çështje gjuhësore”, botuar në Shkup në vitin 1998, Remzi Nesimi është autor ose bashkëautor i dymbëdhjetë teksteve shkollore, kryesisht gramatika për shkollat tetëvjeçare, dy tekste (morfologjia dhe sintaksa e gjuhës shqipe) për shkollat e mesme dhe një tekst universitar, “Libri i gjuhës shqipe për të huajt”, botuar në Prishtinë, Shkup dhe Beograd.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here