Të pathënat e Princeshës Sophie të Shqipërisë

0
822

Mes monarkive të fillim shekullit të XX-të ajo njihej si princeshe Sophie Helene Cecilie von Schönburg-Valdenburg, ndërsa mes shqiptarëve ajo ishte thjesht princesha “Sofi e Shqipnis”, bashkëshortja e mbretit Vilhelm Vid të cilin Fuqitë e Mëdha e dërguan të mbretëronte kombin shqiptar që porsa kishte finalizuar aspiratën e tij të hershme të mëvetësisë.

E lindur në 21 maj të vitit 1885 në Potsdam të Gjermanisë dhe e ndarë nga jeta si sot e 82 vite më parë, vajza e dytë e princit trashegimtar të fronit Princit Victor von Schönburg-Valdenburg, Sofia në dallim nga shumë princesha të kohës nuk ngjasonte me princeshat tipike me gjak blu që vallëzonin në sallonet mondane e shumicës së Perandorisë Gjermane. Ajo ishte shumë më tepër se ekzotike madje edhe deri në gjakun e paraardhesve të saj. Origjina e hershme e princeshesh Sofi sipas studiuesve të rrënjëve gjenealogjike ishtë një përzierje midis Rusisë, Polonisë dhe Bizantit.

Në jetën e Sofise ka luajtur një rol të rëndësishëm tezja e saj, mbretëresha Elizabet e Rumanisë, e cila ishte shumë e vendosur që ta dërgonte mbesën e saj në një nga fronet mbretërore të Europës. E ku më mirë sesa në atë të një vendi të vogel që sapo kishte ngritur kryet e pavarësisë sikurse Shqipëria. Ajo përdori të gjitha lidhjet e saj për të bindur Fuqitë e Mëdha që Princit Vilhelm, bashkëshortin e mbesës së saj t’i caktohej një fron.

Kur ëndrra nisi të jepte fryte derisa u shëndrrua në një fakt konkret që zuri rrënjë në realitetin e vështirë të Ballkanit, ju desh vetë princeshës Sofi që të bindte Princ Vilhelmin që të merrte në konsideratë këtë shans të artë që  të drejtonte principatën e re drejt modernizimit. Bindja e bashkëshortit nuk qe një punë e lehtë aq sa herën e parë që ju ofrua froni shqiptar në pranverën e vitit 1913 princi Vidi e refuzoi.

Nga ana tjetër edhe vetë qeveria austriake shtoi presionin mbi të duke përdorur taktika ushtarake. Me në fund princi Vilhem vendosi të pranonte në nëntor të 1913-ës. Në 21 shkurt të 1914-ës çifti mbretëror priti në pallatin e tyre në Nojvid, delegacionin shqiptar që u ofroi kurorën. Që prej atij momenti e për gjashtë muajt që do të pasonin princesha Sofi do të njihej si princeshë e shqiptarëve, madje këtë titull ajo e ruajti deri në vitin 1925 kur Shqipëria u shpall republikë dhe Ahmet Zogu u bë president i saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here