-Hajde pak të shkojmë tek Dritëroi .Kjo është shprehja e përsëritur e mamit këto ditët e fundit.
Ulemi të dyja në dy frone mermeri të bardhë, mami tymon një cigare e mendon. Të dyja kemi botën tonë të meditimeve e ndoshta për një moment na rrëshqet hamendja: Mos ishte më mirë të vija vetëm?
Jam e sigurt që të dyjave na përshkon ai mendim, gjithsesi jetëshkurtër. Jetëshkurtër pasi dhimbja ka nevojë për bashkësi e solidaritet .
Çfarë është një tempull; vendpërbashkimi i shpirtrave, i çlirimit të mendjes nga ankthi i ndarjes; është shtëpia ku çatia është qielli, ku kopshti me lulet e kuqe është vendprehja e zogjve .
-Lona shkojmë pak tek babi se qetësohemi aty – thotë tanimë mami.
E vërtet, tanimë kemi tempullin tonë.
*E bija e Dritëro Agollit