Tuesday, November 5, 2024
Home Aktualitet Firmoset kontrata për ndërtimin e Rrugës së Arbit, shteti do likuidojë 240...

Firmoset kontrata për ndërtimin e Rrugës së Arbit, shteti do likuidojë 240 milione euro brenda 13 vitesh

0
823

Firmoset kontrata për ndërtimin e rrugës së Arbit

Ministria e Infrastrukturs dhe Energjisë njoftoi sot firmosjen e kontratës së koncesionit me “Gjoka Konstruksion” në mjediset e kësaj  ministrie.

Kontrata e koncesionit ka objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”

“Është një vepër që do të kushtojë 240 milion euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare. Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit”, theksoi Gjiknuri.

Kontrata u firmos nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë z.Gentian Keri dhe Presidenti i kompanisë “Gjoka Konstruksion” z.Rrok Gjoka.

Presidenti i “Gjoka Konstruksion” garantoi se kompania do të zbatojë me rigorizitet angazhimet e marra përsipër në këtë kontratë koncesioni.

“Falënderoj qeverinë dhe ministrin për besimin. Më në fund duket që qeveria ka filluar të besojë tek kompanitë shqiptare. Premtoj që nuk do të zhgënjej, do ta realizojmë në cilësi dhe në afat”, u shpreh Gjoka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here