Vasili: Integriteti i reformës në drejtësi ra për tokë, u asgjesua ONM

0
603

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas miratimit të listës së anëtarëve për KLP dhe KLGJ që do të shkojë për votim në Kuvend,

Në një status në FB, Vasili shkruan se “ONM nuk është më as kozmetika e reformës në drejtësi, pasi mazhoranca përzgjodhi për të çuar në votim në Kuvend, kandidatët e skualifikuar nga ONM”.

Reagimi i Petrit Vasilit

ONM nuk është më jo integriteti po as edhe kozmetika e reformës në drejtësi.

Kryeministri me të tijët hodhën shortin për KLP dhe KLGJ dhe asgjesuan ONM.

Operacioni Nderkombëtar i Monitorimit të reformës në drejtësi i përbërë nga SHBA dhe BE dhe i vendosur në kushtetutë ishte garancia e integritetit të procesit të reformës në drejtësi.

Kandidatët e skualifikuar nga ONM si kandidatë pa integritet dhe jashtë kritereve do të shkojnë në Kuvend për votim.

Integriteti i reformës në drejtësi ra për tokë.

SHBA dhe BE janë përfundimisht jo integriteti por as edhe kozmetika e procesit të reformës në drejtësi.

Drejtësia që po krijohet është e kapur totalisht nga kryeministri dhe po realizohet në drejtësi antireforma me e rrezikshme e pluralizmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here