Thursday, April 18, 2024
Home Aktualitet Institucionet debitorë uji, në Lezhë kryeson bashkia me 20 mln lekë borxhe

Institucionet debitorë uji, në Lezhë kryeson bashkia me 20 mln lekë borxhe

0
813

Bashkia e Lezhës qëndron në krye të listës së debitorëve ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellësit me një borxh prej 20 milion lekësh, ndërsa lista përfshin edhe institucione të tjera. Të mërkurën të gjithë drejtuesit vendorë do të paraqiten para prefektit të Lezhës, ku boxhet e institucioneve ndaj Ujësjellësit do të jenë në qendër të diskutimit.

Insitucionet shtetërore në Lezhë janë borxhlinjtë e mëdhenj ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve.

Taks-forca e posaçme e ngritur për monitorimin e reformës së ujit ka evidentuar listën e debitorëve, ku në krye qëndron Bashkia me 20 milion lekë.

Ndoc Zogu: Ka institucione shtetërore por bashkia ka pjesën më të madhe, rreth 200 milionë lekë të vjetra.

Ashtu siç paralajmëroi një javë më parë, prefekti i Lezhës pritet të mbledhë të mërkurën krerët e institucioneve për tu urdhëruar shlyrjen e detyrimeve ndaj Ujësjellësit.

Ndoc Zogu: Në takim do të vendosim për gjithçka sesi do të operojmë në të ardhmen, toleranca do të jetë zero. Por për të filluar do të nisë nga institucionet shtetërore dhe bizneset e qarkut.

Ndërkohë në të gjitha Bashkitë e vendit vijon aksioni për verifikimin e lidhjeve të ujit për bizneset me paralajmërimin se nuk kapet në shkelje do të përballet me drejtësinë.

Për familjarët aksioni nis më 28 shkurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here