Pas permbytjeve të së dielës, rikthehen reshjet, borë në veri…

0
948

 

Pas reshjeve intensive të kësaj fundjave që lamë pas, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon rikthimin e reshjeve të shiut, si dhe të borës në Veri të vendit.

“Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-i, rezulton se sot (e martë, dt.06) dhe nesër (e mërkurë, dt.07) do të vazhdojë ulja e prurjeve nga lumi Vjosa. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë prurje normale dhe nuk paraqesin rrezik.
Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta të cilat do të varen nga shkarkimet e Kaskadës mbi Lumin Drin.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.06) nuk priten reshje, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.07) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve dhe mesatare në 3 qarqe të veriut, kryesisht pasdite (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në Veri priten reshje dëbore në 800m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 16
në vendet e ulëta: 8 / 17
në vendet malore: 2 / 9 °C.

ERA: sot (e martë, dt.06) pritet të fryjë e dobët, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.07) do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë”, sqaron Instituti i Gjeoshkencave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here