Strehimi social, Grupet: Të ruhet konfidencialiteti i aplikantëve

0
708

“Duhet një sistem pikësimi pasi biem dakord që nuk mund të përfitojë një emigrant i kthyer para një viktime trafikimi. Pasi ata kur përballen me sportelet e bashkisë komentohen sepse e kanë të shkruar në pagesë ‘viktima trafikimi’. Çfarë i duhet një personi që paguan të dijë se ajo është një viktimë e trafikimit. Duhet të bëhet një rakordim i qartë mes institucioneve dhe në momentin që aplikanti i një banese sociale kur të bëjë aplikimin të mos shkojë derë më derë të trokasë, pasi është e pamundur dhe është një sorollatje e kotë. Një tjetër aspekt i rëndësishëm në këtë projektligj është e drejta e ankimimit”, shprehen grupet e interesit.

Këto ishin disa nga sygjerimet e grupeve të interesit që u propozuan në seancën e sotme dëgjimore në komisionin parlamentar të Shëndetësisë. Ndërkaq projektligji për “Strehimin social” ngjalli diskutim edhe midis kryetarit të komisionit, Petrit Vasili me deputeten socialiste, Eglantina Gjermeni, ish ministre e Zhvillimit Urban.

“Është një nga gjërat qesharake që punonjësit e bashkisë do të shkojnë ti marrin gjobën kryetarit të bashkisë”, shprehet Petrit Vasili.

“Unë mendoj se është bërë qesharake mendoj që patëm debat dhe diskutime dhe nuk po gjenim një mekanizëm të duhur, dhe shpresojmë që ky komision ta gjejë atë”, tha Gjermeni.

Ndërsa, deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri është treguar skeptike për funksionimin e dhënieve të banesave sociale duke deklaruar se mbi 4000 familjeve u është hequr edhe ndihma sociale. Kërkesat e përfaqësuesve të grupeve  të interesit për të thjeshtuar procedurat u shënuan nga anëtarët e komisionit për t’u shqyrtuar imtësisht në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here