Tatimet publikojnë barnat dhe pajisjet mjekësore që përjashtohen nga TVSH-ja

0
863

Furnizimi i barnave, pajisjeve mjekësorë të implantueshme aktive dhe pajisjeve mjekësorë të implantueshme janë furnizime të përjashtuar nga TVSH-ja. Barnat janë si ato për konsum njerëzor ashtu edhe barnat që përdoren për kafshët. Konsiderohen si të përjashtuara nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar:

 

 

Furnizimi i shërbimeve shëndetësore dhe veprimeve të lidhura ngushtë me to, që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të shtetasve, përfshirë parandalimin, diagnozën, trajtimin, kurimin e sëmundjes apo çrregullimeve shëndetësore dhe rehabilitimin, nga institucionet shëndetësore publike ose private, të njohura si të tilla nga autoriteti kompetent shëndetësor.

Furnizimet e shërbimeve shëndetësore, të ofruara për qëllime të kujdesit për shëndetin, në kuadër të ushtrimit të profesionit mjekësor ose para-mjekësor, të njohur si të tillë dhe të licencuar, sipas legjislacionit në fuqi për licencimin.

Furnizimi i organeve, gjakut dhe të qumështit njerëzor
Furnizimet e shërbimeve shëndetësore, të kryera në kuadrin e profesionit të tyre nga stomatologët dhe laborantët dentarë; furnizimi i transportit të të sëmurëve apo të plagosurve me automjete të krijuara posaçërisht për këtë qëllim nga ana e organizmave të autorizuar posaçërisht;
Furnizimi i shërbimeve shëndetësore ndaj pacientit ku përfshihen të gjitha shërbimet për parandalimin, diagnozën, trajtimin, kurimin e sëmundjes apo çrregullimeve shëndetësore dhe rehabilitimin, të ofruara nga institucionet shëndetësore publike ose private të njohura ose të licencuara nga autoritetet kompetente, sipas legjislacionit në fuqi. “Veprimet e lidhura me shërbimet shëndetësore” janë veprimet e domosdoshme që furnizohen (kryhen) nga vetë institucioni shëndetësor, për ofrimin e shërbimit shëndetësor dhe si pjesë e tij.

Është kusht që, këto shërbime dhe veprime të trajtohen si shërbime të përjashtuara nga TVSH, duhet të ofrohen (furnizohen) nga institucionet shëndetësore publike ose private, ose në kuadër të ushtrimit të profesionit mjekësor ose para-mjekësor, të njohur dhe licencuar si të tillë nga autoriteti kompetent shëndetësor.

Parimi i përjashtimit në rastin e shërbimeve shëndetësore është që shërbimi shëndetësor i cili është kryesori dhe shërbimi anësor (aksesor) bëhen nga i njëjti person i tatueshëm, në këtë rast, institucion shëndetësor.

Shërbimet shëndetësore dhe veprimet e lidhura ngushtë me to, përfshijnë shërbimet për parandalimin, diagnozën, trajtimin, kurimin e sëmundjes apo çrregullimeve shëndetësore dhe rehabilitimin e pacientit, të furnizuara drejtpërdrejtë pacientit nga insitucionet shëndetësore publike ose private të njohura si të tilla. Hospitalizimi dhe trajtimi i të sëmurëve përjashtohen nga TVSH-ja.

Si veprime të lidhura domosdoshmërisht me hospitalizimin përfshihen në fushën e zbatimit të përjashtimit nga TVSHja operacionet e mëposhtme, të cilat nuk janë shteruese, por e rëndësishme në çdo rast është që shërbimet e kësaj natyre janë të përjashtuara kur furnizohen (ofrohen) nga institucionet shëndetësore që kryejnë hospitalizimin.

i) Shpenzimet e qëndrimit dhe të kujdesit mjekësor për pacientët, me përjashtim të kërkesave të veçanta të pacientit;
ii) Shpenzimet e sallës së operacionit apo të lindjes;
iii) Shpenzimet e trajtimit mjekësor, kur këto mallra furnizohen nga institucioni gjatë qëndrimit në spital dhe në vazhdën e drejtpërdrejtë dhe të menjëhershme të kujdesit shëndetësor;
iv) Ushqimi dhe dhomat e caktuara për personat që shoqërojnë të sëmurët, kur prania e një personi pranë të sëmurit vjen në vazhdën e përshkrimit mjekësor dhe prania e tij vlerësohet e domosdoshme nga mjeku; v) Shërbimi i strehimit të nënave për të porsalindurit dhe foshnjat 0-1 vjeç, fëmijët 1-14 vjeç kur qëndrimi i tyre pranë fëmijës është i domosdoshëm, sipas vlerësimit të mjekut kurues, përgjatë hospitalzimit të fëmijës është furnizim i lidhur drejtpërdrejtë me hospitalizimin.

PËRKUFIZIM! Profesionistët që e ushtrojnë veprimtarinë mjekësore si të pavarur në kuadër të ushtrimit të profesionit mjekësor ose para-mjekësor, konsiderohen si profesionistë të pavarur, qoftë kur shfrytëzojnë institucione shëndetësore ose klinika private në të cilat ia kryejnë shërbimin drejtpërsëdrejti pacientit dhe e marrin drejtpërdrejtë shpërblimin për punën e tyre, qoftë kur e ushtrojnë veprimtarinë e tyre mjekësore në shërbim të pacientëve me qëllim kujdesin ndaj shëndetit nëpërmjet institucioneve shëndetësore private ose publike, ose në kuadrin e shoqërive civile profesionale.

Furnizimet e shërbimeve shëndetësore, të kryera në kuadrin e profesionit të tyre nga stomatologët dhe laborantët dentarë janë të përjashtuar nga TVSH-ja.

Furnizimet e shërbimeve shëndetësore, të ofruara për qëllime të kujdesit për shëndetin, në kuadër të ushtrimit të profesionit mjekësor ose para-mjekësor, të njohur sit ë tillë dhe të licencuar, sipas legjislacionit në fuqi për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë dhe legjislacionin për licencimin si :

kujdesi shëndetësor parësor;
kujdesi spitalor;
shërbimi i urgjencës mjeksore;
shëndeti publik;
shëndeti stomatologjik;
kujdesi për të sëmurët terminal;
shërbimi shëndetësor në punë;
shërbimi optik;
mjekësia rehabilituese dhe sportive;
mjekësia alternative.
Furnizimi i shërbimit të transportit të të sëmurëve apo të plagosurve me automjete të krijuara posaçërisht për këtë qëllim si p.sh. shërbimi i autoambulancës private ose publike, kur ky shërbim ofrohet nga ana e organizmave të autorizuar posaçërisht për këtë qëllim, është furnizim i përjashtuar nga TVSH-ja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here