Sunday, November 3, 2024
Home Arsim Universitetet, degët më të kërkuara Administrim-Biznesi dhe Drejtësia

Universitetet, degët më të kërkuara Administrim-Biznesi dhe Drejtësia

0
881

Administrim Biznesi, Drejtësia dhe Punët sociale, vijon të mbetën degët më të kërkuara nga studentët shqiptarë. Sipas një studimi të kryer nga Qendra e Shërbimeve Arsimore rezulton se Universiteti i Tiranës renditet i pari me rreth 5500 studentë të regjistruar.

As ky vit akademik nuk ka sjellë surpriza sa i takon degëve më të preferuara të studenëteve. Sipas një studimi të kryer nga Qendra e Shërbimeve Arsimore për vitin akademik 2017-2018, rezulton se administrim biznesi, drejtësia si dhe punët sociale janë programet më të kërkuara por studentët me notën mesatare më të lartë kanë zgjedhur të ndjekin studimet në degë si Mjekësia, Stomatologjia dhe Inxhinieria informatike.

Rezana Vrapi, Drejtore e QSHA: Universitetet duhet të bëjnë analizat e tyre dhe nëse këtë vit ata kanë patur më pak numër aplikantësh në raport me kapacitet e tyre pritëse atëherë mbetet detyrë e tyre për të hartuar politika për programet e tyre të studimit.

Universiteti i Tiranës vijon të mbajë kryesine me 5 484 studentët të regjistruar, i ndjekur nga Universiteti i Durrësit Aleksandër Moisiu. Ndërkohë Universiteti i Sporteve të Tiranës ka përqindjen më të lartë të plotësimit të kuoatave ndërsa me më pak kuota të plotësuara rezulton Universiteti Eqerem Çabej në Gjirokastër.

Rezana Vrapi, Drejtore e QSHA: Më i kërkuar është UT dhe më pas vjen Universiteti i Durrësit. Ka një rritje të notës mesatare në Universitetet Publike që shkon 7.80 e ca, ndërsa për universitetet privat shkon 7.5

Universitetet publike edhe për vitin akademik 2017- 2018 kanë qënë më të kërkuarit. Rreth 82% e studentëve kanë vijuar studimet e larta në universitete publike dhe vetëm 18% e tyre në ato private.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here