Vasili i kundërvihet Vlahutin: Pse nuk flet për ata që shkatërrojnë reformën në drejtësi?

0
647

Kreu i LSI-së Petrit Vasili përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut pyet ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin se çfarë e pengon këtë të fundit të flasë për asgjësimin e ONM.

Vasili iu kundërpërgjigjet Vlahutin për kërkesën që ajo bëri për opozitën që të jetë pjesëmarrëse në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Sipas Vasilit, ambasadorja e BE po demton reformen ne drejtesi me faktin qe nuk flet.

MESAZHI I VASILIT
Kush dhe çfare….e pengon zj.Vlahutin te flase per asgjesimin e ONM?
Vlahutin ndersa jep opinione per strategjine e zgjerimit te paraqitur ne Bruksel thote: “Fatkeqesi qe nuk pati dakordesi per KLGJ dhe KLP”.
Çfare dakordesie pret Vlahutin? Dakordesi me shkeljen e kushtetutes dhe ligjit. Pra shkaterrim te reformes ne drejtesi e cila themelin e saj ka zbatimin e ligjit.
Çdo gje qe tha ONM, qe perfaqson BE dhe SHBA edhe ne Kushtetute, u hodh poshte nga maxhoranca e kryeministrit.
Zj.Vlahutin a duhet te biem dakord me asgjesimin e ONM dhe te votojme kandidatet e perjashtuar nga ONM?
Kush dhe cfare ju pengon te flisni qarte, pasi fjalet klishe dhe pa permbajtje po e shkaterrojne reformen ne drejtesi.
Cdo kerkese ndaj opozites per reformen ne drejtesi eshte moralisht e pa baze, politikisht pa permbajtje dhe juridikisht antiligj e antikushtetute.
Opozita do te mbeshtete e do te votoje pa hezitim cdo kandidat qe respekton ligjin dhe opinionin e ONM.
Maxhoranca po e dhunon hapur edhe ligjin edhe ONM. Neqoftese Vlahutin eshte dakord me kete qe maxhoranca ben le ta thote qarte, ndryshe cdo thirrje ndaj opozites eshte thjesht alibi per antireformen qe zbatohet ne drejtesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here