Ndonese banoret disa here kane kerkuar ndihmen e pushtetit lokal per pastrimin e kolektorit ne menyre qe uji i perroit qe vjen nga mali i zi te perfundoje ne lumin Buna, nje gje e tille nuk ka ndodhur. Denis Velija, cdo dite vjen nga qyteti i shkodres, pasi ne kete fshat ka tokat bujqesore, por ai thote se ato kane dale jashte funksioni, sepse permbyten ne cdo dimer.
Vetem 1 kilometer me ne thellesi te fshatit Gorice, situata ndryshon. Banoret thone se ne kete pjese permbytjet vijne si shkak i hidrocentralit dhe jo i perroit.
Edhe ne fshatin Obot tokat jane permbytur. Ne krahasim me nje nate me pare niveli i ujit ne kete njesi eshte rritur me rreth 30 cm. Ndersa banoret i druhen nje tjeter permbytje masive nese institucionet nuk marrin masat e duhura.