Zyrtari i lartë i UEFA: Çfarë i thashë Edi Ramës kur e takova, kujdes me futbollin, politika të rrijë larg…

0
1265

 

Grigori Surtis, përfaqësues i UEFA që monitoron zgjedhjet e sotme të FSHF ka paralajmëruar qeverinë shqiptare se nëse do të ketë ndërhyrje politike në futboll, atëherë do të ketë penalizime për futbollin shqiptar.

Zyrtari i lartë I futbollit e bëri deklaratën në mbledhjen e asamblesë së FSHF ku po zgjidhet kreu i ri i kësaj asambleje dhe organet ekzekutive. Surtis, tregoi dhe cfarë I ka thënë Edi Ramës, kryeministrin shqiptar, në takimin që kanë pasur me njëri tjetrin për këtë cështje.

Fjala e plotë

Grigori Surtis, zyrtari I lartë I UEFA Në emër të delegacionit nga FIFA dhe UEFA si një shërbyes I juaj I bindur I cili krueson komisionin e bahskimit të UEFA kam kënaqësinë të jem në këtë asamble dhe tu jap përshëndetjet e presidentit të UEFA.

Jam i befasuar nga mënyra sesi e duan futbollin në këtë vend. Ky passion është unikal ndaj I lejon shqipërisë të zërë një vend të dukshëm në futbollin botëror. Vendi juaj ka prodhuar futbollistë të rëndësishëm. Më vjen në mend Pano, lala, skela, cana, apo yje që po dalin si Hysaj e Strakosha. Klubet shqiptare kanë zënë një vend të rëndësishëm në arenën kombëtare sidomos pas faktit që skuadra kombëtare u prezantua në Euro2016. Jam I bindur që ky sukses historic për gjithë sportit shqiptar I ka dhënë rendësi futbollit në vendin tuaj. Ne e shohim mirë punën productive që FSHF pavarësisht vështirësive objective ka kaluar në gjithë aspektet. Doja të theksoja projektet infrastrukturore. Falë ndihmës së UEFA po realizohet edhe stadium kombëtar në Tiranë dhe së shpejti në të do të luhen ndeshjen e niveleve të larta për ngjarje të rëndësishme. Jo më pak uefa vlerëson përpjekjet tuaja drejt futbollit masiv dhe të rinjtë, drejt gjykimit të drejtë dhe mbështetjes së inciativave sociale të ndryshme.

Në Shqipëri po krijohet një bazë e mirë për zhvillimin e mëtejshëm e futbollit dhe nuk do të jenë të largëta kohët për arritje ndërkombëtare. Por kjo bëhet nëse familja e futbollit do të jetë e bashkuar për vlerat e futbollit dhe parimet e tyre. Ju e dini mirë që tani futbolli duhet të luftojë me shumë dukuri negative dhe këtu bëhet fjalë jo vetëm për disa gjëra të parealizueshme, por edhe disa ndeshje me marrëveshje apo korrupsoinit në futboll, apo aplikimin e dopingut, dhunën në tribuna apo lloje të tjera të diskriminimit. Ka dhe rreziqe që nuk janë të dukshme, sic është disbalanca e garës, pasiguria e financimit. Në radhë të parë kemi parasysh forcat politike dhe organet shtetërore që kanë resurse ndikimi në cdo vend. Organet e pushtetit janë partner të rëndësishëm në komunitetin e futbollit para së gjithash në nivel realizimi të insciativa ligjvënëse dhe luftën me shumë reziqe sic është shpeshtësia rritja e dukshme e zhvillimit të futbollit. Por njëkohësisht nuk mund të injorojmë edhe kërcënime që dalin nga forca politike keqdashëse. Njëkohësisht përpjekjet për të përdorur futbollin për interes vetjak apo në nivel dekonstruktiv që shkakton përcarje në familjen e futbollit.

Unë nuk do të bëj sikur e kam ditur këtë temë në përgjithësi, pa pasur parasysh situatën për zgjedhjen sot të presidentit të FSHF. Në të kundërt do të doja tju informoja që UEFA e ka të qartë me të gjitha hollësoitë për ngjarjet që po zhvillohen në këtë asamble. Madje unë do të thoja që para asamblesë kam pasur një dialog të gjatë me kryeministrin Edi rama për këtë problematikë. Ishte një bisedë konstruktive dhe e dobishme dhe dëshira e tij ishte të hiqej cdo lloj tensioni politik për këtë fushatë zgjedhore. Njëkohësisht ia kujtova edhe njëherë kryeministrit nenpikën 1 të nenit 14 të statutti të fifa që detyron të gjitha federatat për të realizuar në mënyrë të pavarur zgjedhjet, pa ndikim të palëve të treta. Prishja e këitj detyrimi mund të shkaktojë vendosje të sanksioneve dhe nëse pala e tretë ka pasur për shkak të fajit të saj konkret të kemi rënie dakord sipas nenit 14 të statutit. Përvec të tjerave e informova zotin rama me pikën 7 dhe 9 për statutin e UEFA ku thuhet se organi ekzekutiv I cdo zgjedhje të jetë e lirë dhe e pavarur dhe në përputhje me procedurat demokratike. Si rrjedhim cdo lloj mbështetje apo ndërhyrje politike nga ana e qeverisë në zhvillimin e zgjedhjeve të tilla do të ishte I pajustifikuar për UEFA. Këto parime janë bazike dhe të pakontestueshme mbi të cilat ngrihen raportet mbi familjen evropiane dhe të futbollit.

Komiteti I federative kombëtare bashkë me anëtarë të delegacionit përgatit raportin dhe do ia paraqesë komitetit ekzekutiv të UEFA dhe kreut të FIFA. Prandaj shpresojmë në një pergjigje të mencur dhe në një deshirë të kandidatëve për të mos rënë në kompromis dhe bëjmë thirrje për kushte të barabarta për këtë post të presidentit.Në këtë process nuk duhet të përdoren teknologji manipulative të kontrillit të rezultatit të zgjedhjeve. Të mos I fusim njëri tjetrit plehra nën derë se do të dëmtohej futbolli. Do të doja tu bëja thirrje komponentëve që përfshihen në këto gjëra jot ë pastra: pisllëku mund të mos ngrihet në ajër, por duart mbeten aty. Do të doja të thkesoja që është pakushtëzim që ndërrimi I krerëve është një nga parimet kryesore të menaxhimit të futbollit.

Prandaj kjo gjë duhet të vijë në mënyrë ekskluzivisht në përputhje me statutin e Uefa. Në fakt nuk do të doja të krijuar përshtypjen se kam ardhur për të mësuar sit ë jetoni. Për më tepër të mbështes apo të kritikoj njërin apo tjetrin kandidat. Jeni ju që do të merrni sot vendimin më të rëndësishëm dhe të vështirë. Unë jam këtu sot për tju propozuar ndihmë në emër të UEFA dhe në emër të komitetit për federatat kombëtare. Dua tju rikujtoj ato format dhe metodat e punës të FIFA dhe UEFA për FSHF. Jo shumë larg komiteti ekzekutiv I UEFA I ka dhënë këtij komiteti kompetenca të gjera. Sigurisht përfshirë këtu edhe zgjidhjen e konflikteve të brendshme, duke propozuar masa që janë të domosdoshme të ndërmerren në raste të tilla. Ndaj jam I bindur që nuk ka asnjë vështirësi që të mos kapërcehet së bashku. Duhet vetëm të vendosim në krye të interesave tona, ato të futbollit dhe menaxhimit mes demokracisë e transparencës dhe mbi statutin e Uefa. Nëse të gjithë të pranishmit në sallë do të mbeten besnikë të idealeve të vërteta atëherë federate juaj do të ketë një të ardhme të ndritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here