Saturday, April 20, 2024
Home Uncategorized Atentati ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, arrestohen 4 persona nga Elbasani

Atentati ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, arrestohen 4 persona nga Elbasani

0
1805

Arrestohen katër persona të dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër me datë 13 janar të këtij viti. Personat e ndaluar mësohet se janë banues në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja u regjistrua paraditen e 13 janarit, ku një shpërthim i fuqishëm tronditi Shkodrën në lagjen “Partizani” e njohur si lagjia “Rus”, një nga më të populluarat në qytet.

Një sasi tritoli e vendosur në një motor tip piaggio, e parkuar para një godine dy katëshe në kryqëzimin e kësaj zone shpërtheu rreth orës 11:30 minuta duke lënë të plagosur 8 persona, mes tyre pronarin e objektit Lulzim Kulla, punonjes të dyqaneve, dhe kalimtarë të rastit.

Shpërthimi ndodhi kur 42 vjeçari, pronar i objektit dy katësh, po hipte në mjetin e tij.

Lulzim Kulla, një emer i njohur për policinë, dyshohet se ka qënë objektiv i atentatit. Motoçikleta ku ishte vendosur shpërthimi është ndarë në dysh dhe madje kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje vazhdonte të nxirrte flakë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here